Futbolli shqiptar në zi, humb betejën me Covid- 19 fizioterapisti i Kombëtares shqiptare…

Një lajm i trishtë për sportin shqiptar, në veçanti për futbollin. Mësohet se fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19. Raportohet se Mihali ishte prej 2 javësh i intubuar në Spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i FSHF- së Armando Duka, shkruan lidhur me lajmin e trishtë që sapo mësoi:

Të dashur miq,

Pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!

ShkodraWeb Channel

Open

Close