
Është shuar Gianluca Vialli. Futbollisti vdiq ditën e sotme, 6 janar 2023 pasi ishte shtruar ditët e fundit me urgjencë në një spital në Londër. Bota e futbollit italian por edhe atij botëror, përjeton një tjetër dramë pak ditë pas lamtumirës për Sinisa Mihajlovic.
Në 2017- ën, Gianluca Vialli u diagnostikua me tumor në pankreas. Një betejë e përballuar si një luan, me të njëjtën grintë me të cilën binte në sey edhe në fushën e blertë.
Nga ai, do të mbeten si kujtim shumë gola, roveshiata e mrekullueshme por edhe vendosmëria dhe dëshira. Ishte një protagonist edhe tek kombëtarja Axurre, por jo si futbollist, pasi brenda katërkëndëshit të blertë nuk kishte shumë feeling me trajnerët.
Për ylli i tij shndriti në verën e 2012- it, kur miku i tij i përhershëm Roberto Mancini fitoi Europianin e shtyrë për shkak të pandemisë.
Vialli do të kujtohet nga shokët e tifozët sidomos të Juventusit dhe Sa,pdorias, me të cilat i lidhin kujtime të mrekullueshme. Në fakt, ishte kapiteni i fundit që ngriti në qiell Kupën e Kampionëve me bardhezinjtë dhe një kampionat me rrethbluhët, i njëjti qiell në të cilin nga sot jeton.