Vetëm pak ditë më parë u nda nga jeta shumë para kohe, aktori i Teatrit “Migjeni”, Anton Krosaj. Ka qenë një humbje e papritur dhe e rëndë për kolegët, miqtë, të njohurit dhe artëdashësit në mbarë Shqipërinë e përtej. Prej disa kohësh, Anton Krosaj kishte gjetur mbështetje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga shkodranët e shqiptarët atje, ku aktori shkonte për të siguruar të ardhura financiare më të mëdha për familjen.
Nga komuniteti shqiptar i Miçiganit, ka ardhur edhe nisma më e re, duke kërkuar fonde për të ndihmuar familjen e Anton krosaj në Shkodër, në Shqipëri, fëmijët dhe bashkëshorten. Deri ditën e sotme, është bërë e mundur të dhurohen 2.700 euro, ndërsa nismëtarët e kësaj vepre humanitare- bamirësie, kërkojnë qshifra të jetë 20.000 euro. Sigurisht, nuk është e lehtë, spse të gjithë ne kemi hallet e problemet tona të përditshme. Por të gjithë bashkë mund t’ia dalim, në respekt të Antonit dhe si mbështetje për familjen e tij, e cila me largimin e kryefamiljarit, nuk e ka aspak të lehtë jetesën.
Në përshkrimin e fushatës së hapur nga miqtë e të njohurit e Anton Krosaj, shkruhet:
“Ne respekt te vepres te humoristit te mirenjohur Shkodran, Anton Krosaj, te gjithe se bashku per te nderuar dhe ndihmuar familjen e te ndjerit ne humbjen e papritur te babait dhe bashkeshortit te dedikuar te familjes Krosaj. Kontributi i gjithesecilit do te jete i vleresuar dhe do te shkoje ne ndihme te familjes Krosaj.”.
Për familjen Krosaj, largimi parakohe dhe në moshë të re i Antonit, është një goditje mjaft e rëndë. Jo vetëm si kryefamiljar, por edhe si personi që me shumë mund, punë e sakrifica, siguronte të ardhura për familjen. Çdokush nga ne, me aq sa ka mundësi, mund të kontribuojë, ndërsa mund të shpërndajë këtë nismë në rrjetet sociale.
Për të kontribuar në llogarinë e hapur në GoFundMe, mund të klikoni këtu: “Në kujtim të Anton Krosaj”. /ShkodraWeb Media/