Klubi i Basketbollit Vllaznia vlerëson angazhimin e përbashkët të Bashkisë Shkodër dhe të Qeverisë Shqiptare për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv ku perfshihen 3 fusha për lojrat me dorë si dhe 6 fusha tenisit.
Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë e iniciuar me dashamirësinë e biznesmenëve shkodranë e domosdoshme për tu mbështetur në çdo hap nga të gjitha nivelet e qeverisjes së shtetit shqiptar dhe më gjerë për ti dhënë mundësinë çdo shtetasi shqiptarë e veçanarisht qytetarëve shkodranë dhe të rinjve për të ushtruar të drejtën e ligjshme për pjesmarrjen ne aktivitete sportive.
Urojmë dhe shpresojmë që kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, e sipërmarrësve kryesorë, Albaphoto sh.p.k dhe Shkodra Tenis, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojrave me dorë për ti sjell një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve.