Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë”, lufta në Ukrainë, importuesit qetësojnë shqiptarët…

ShkodraWeb 4 March, 2022
pazar market gruaja

Importuesit kryesorë të miellit dhe të ushqimeve garantuan se, vendi nuk do të vuajë nga furnizimet, pavarësisht situatave dhe vështirësive që ka krijuar fillimisht pandemia e Covid-19 dhe tani lufta Rusi -Ukrainë.

Eleni Babameto që ka në pronësi kompaninë “Teuta” një nga importuesit më të mëdhenj të artikujve ushqimorë në vend (vaj, sheqer miell, oriz, fasule etj.) tha se, tregu ndërkombëtar po vuan disa problematika që krijoi pandemia në zinxhirët e furnizimit, por ajo tha se kompanitë importuese në Shqipëri me përvojë të gjatë i kanë të garantuara furnizimet.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë se ushqimet nuk do të mungojnë” tha ajo. Zonja Babameto tha se tashmë kompania e saj ka furnitorë që nga Peruja, Kina dhe vende të largëta të botës dhe ka mundësitë të sigurojë sasitë e nevojshme për sasitë që i duhen Shqipërisë.

Të njëjtën siguri dha edhe Adi Haxhiymeri i cili është një nga operatorët më të mëdhenj të te importit të grurit në vend dhe me produktet dhe nënproduktet e burimit “Prima”. Ai pohoi se, tashmë kompanitë shqiptare të importit të grurit kanë arritur të gjejnë furnitorë nga vende të tjera duke hequr varësinë nga tregjet Ruse. Ai tha se vendi do të vazhdojë të furnizohet normalisht me grurë dhe garantoi qytetarët të mos bëjnë blerje paniku nga frika se nuk do të ketë produkt në treg.

Ditët e fundit që kur nisi lufta qytetarët në të gjithë vendin po bëjnë blerje jo të zakonta nga frika se do të ketë mangësi në furnizime dhe çmimet do të rriten nga lufta Rusi-Ukrainë duke qenë së vendet janë një nga eksportuesit të mëdhenj global të grurit.

“Njerëzit po marrin kredi dhe borxhe për të kryer furnizime jo të zakonta me ushqime” tha Samiu një tregtar me pakicë në zonën e “5-majit” në Kryeqytet. Kjo kërkesë e lartë e çon më tej rritjen e çmimeve në tregun vendas pohoi ai.

Në të gjithë vendin, por sidomos në rrethe, njerëzit po kryejnë furnizime të mëdha nga frika që ka ngjallur lufta. Blerjet janë përqendruar kryesisht në miell. Edhe para sulmeve ruse në Ukrainë, tregjet po vuajnë nga kërkesa e lartë që u shfaq gjatë pandemisë në produktet ushqimore.

Paratë e kursyera nga mungesa e udhëtimeve u kanalizuan në një konsum më të lartë në ushqime dhe artikuj të furniturës për shtëpi. Kërkesa e lartë e kombinuar me probleme në zinxhirët e furnizimit, të tilla si kostot e larta të transportit dhe mungesat e punonjësve çuan në një valë të re çmimesh në të gjithë artikujt pa përjashtim. Lufta e ka vështirësuar situatën edhe më tej.

Ukraina si një nga furnitorët kryesor me drithëra i ka kryer mbjelljet e grurit në vjeshtë, korrjet e të cilit do të kryhen në korrik. Por eksportet nga ky vend do të varen nga ecuria e luftës, ndërkohë ngjarjet po pengojnë mbjelljet e pranverës në kulturat e tjera të drithërave si misri, lule dielli etj.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) konusmi global i drithërave më 2022 vlerësohet në 2.8 miliardë tonë, ndërsa rezervat globale janë 824 milionë tonë, të afta për të mbuluar 29 për qind të konsumit total global. /Monitor/

Post navigation

Previous: Gjykata e Lartë shpall 5 kandidatët- mes tyre edhe pedagogu shkodran, i mbaton mandati në Gjykatën Kushtetuese Vitore Tushës…
Next: VIDEO – “Ja pse ka ngecur…”, mediat publikojnë pamjet 3D të autokolonës ruse 64 km të gjatë, nisur drejt Kievit…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.