ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Fuoristrada del nga rruga për përplas 60 vjeçarin, transportohet në spital për humb jetën…

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë”, ku automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasin Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (foto ilustrim)

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.