Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Fundjava e “harbimit”, ja si e pësuan 1056 të rinj

ShkodraWeb 10 September, 2017
harbim
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar mbi 1 mijë shoferë që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejuara, shkeljet e semaforit, etj.
Gjatë 48 orëve të fundit, që përkon edhe me të premten dhe të shtunën, ku shumica e të rinjve në Tiranë frekuentojnë jetën e natës dhe konsumojnë alkoolin, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia thotë se janë arrestuar 3 shoferë të dehur .
Po gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1056  masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:
89 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit
54 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse
44  masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
35 masa për shpejtësi tej normave të lejuara
28 masa për parakalim të gabuar
14 masa për shkelje të semaforit
12 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Janë pezulluar 64 leje drejtimi, nga të cilat:
24 për shpejtësi tej normave të lejuara
21 për pije alkoolike
16 për shkelje të tjera.
Policia Rrugore e Tiranës, thotë përmes një njoftimi zyrtar, se “në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor  në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim“.
/gazetaexpress/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ja sa mijera shqiptare thyen ligjin ne javen e pare te Shtatorit
Artikull pasardhës: Vdekja e 32-vjeçares në ashensor, ankesa e bashkëshortit rihap hetimet

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.