Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kujtuar 20 shkurtin 1991, ditën kur në Tiranë u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Ademi ka shpërndarë një poster me mesazhin “Fundi i pashmangshëm i çdo diktaturi”. Kryebashkiakja Ademi ka ka konsideruar aktual mesazhin e 20 shkurtit të 29 viteve më parë.
POSTIMI I VOLTANA ADEMIT
#29vjet më parë, shqiptarët hoqën nga qendra e kryeqytetit të tyre, simbolin e të keqes më të madhe të Shqipërisë!
Mesazhi i #20shkurt1991 është i aktual edhe sot: Ky është fundi i pashmangshëm i çdo diktatori, në çdo kohë!
#Respekt #Mirënjohje