“Ftesa jonë për ta është e hapur”, Rama i përgjigjet Bashës: Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit

Shkruan në Twitter kryeministri Edi Rama: Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!


LEXONI EDHE: VIDEO – “Masakër elektorale, deputetët e rinj janë përfaqësues të…”, Lulzim Basha ka disa pyetje publike…

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel