FSHF ndryshon datën e ndeshjes Dinamo- Vllaznia, trajneri Canaj ndryshon titullarët që luajtën me Korabin…

Kampionati i kategorise se pare po shkon drejt fundit dhe kane mbetur edhe kater jave deri ne fund te tij. Vllaznia ndonese e ka arritur objektivin e saj per t’u ngjitur ne Superlige, ka premtuar se do ta respektoje deri ne fund garen.

Per kete arsye, ashtu si javen e kaluar ndaj Korabit, edhe kete rradhe, do te synoje fitoren ndaj Dinamos. Sakaq, Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit mesohet se kete ndeshje e ka programuar per ta luajtur diten e diele dhe jo te shtunen siç luhen zakonisht ndeshjet e kesaj kategorie.

Pra, sfida Dinamo- Vllaznia do te luhet diten e diele ne oren 16.00 ne Peze- Helmes. Trajneri Agim Canaj pritet qe per kete takim te lere pushim ato titullare qe luajten ne formacion ne ndeshjen ndaj Korabit dhe te hedhe ne fushe te tjere.

Kjo ngaqe synimi i tij eshte te mbaje ne tonus te gjithe lojtaret ngaqe objektivi i mbetur i Vllaznise dihet qe eshte fitimi i titullit kampion te kategorise se pare.

E per ta arritur kete gje, skuadra duhet te ruaje formen prandaj dhe ndaj Dinamos objektivi do te jete serish i njejti, fitorja. Vllaznia ka treguar se mund ta beje kete gje sepse i ka mundur tre here blute gjate ketij sezoni. /ShkodraSport/

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

DETAJET/ Kush është i pesti i grabitjes së Rinasit, u kap në aeroport duke provuar të largohej nga Shqipëria…

Ka...

Kryeministri Rama prezanton kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës, emri nuk është i paparashikueshëm…

Që...

MINUTA E FUNDIT/ Një nga katër rë arrestuarit për grabitjen e Rinasit nis “të këndojë”, kapet i pesti në Bullgari…

Është...

Close