Vllaznia dhe Bylis janë dy skuadrat që do i bashkangjiten elitës së futbollit shqiptar, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Si shkodranët ashtu edhe ballshiotët fituan grupin përkatësisht A dhe B para kohe, duke nisur të mendojnë para kohe për planet në Superiore.
Por në të njëjtën linjë nuk është FSHF, që nuk ka vendosur ende se ku do të luhet finalja e madhe e Kategorisë së Parë.
Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kësaj kategorie, Vllaznia dhe Bylis janë ende në ankth për datën dhe vendin ku do të zhvillohet ky 90 minutësh, që vlen më shumë për prestigj, pasi elita është siguruar javë më parë.
Kandidate potenciale për pritur këtë duel është stadiumi “Elbasan Arena”. Por nuk perjashtohet mundesia qe kjo ndeshje te luhet edhe ne “Selman Stermasi” megjithate ndoshta duhet pritur edhe pak dite per te saktesuar çdo gje ne kete drejtim.