Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

FSHF i ankohet Kuvendit dhe Policisë për Erjon Braçe: Dënojeni deputetin…

ShkodraWeb 5 years ago
0

Merr nota të tjera përplasja mes FSHF-së me deputetin Erjon Braçe. Një ditë më pare, FSHF publikoi në faqen e vet zyrtare një deklaratë të Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë, duke u identifikuar me “bluzat e zeza”, ndërsa sot i kërkon Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë të dënojë ligjvënësin e majtë, që paska thyer ligjet, duke goditur me çakmak nga tribuna e “Selman Stermasit” arbitrin Andi Koçi. Ankesa është depozituar edhe në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit.

“Marrim shkas nga ngjarja e ditës së hënë datë 23.04.2018, kur deputeti socialist z.Erion Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.

Së pari, veprime të tilla antisportive, vijnë në kundërshtim me parimet e përgjithshme të etikës të parashikuara nga Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Republikës së Shqipërisë, pasi nuk e bëjnë deputetin një model për qytetarët dhe nuk nxisin zbatimin e standardeve më të larta të sjelljes për të rinjtë.

Së dyti, çakmaku përbën një send të palejuar në mjediset sportive sipas nenit 49 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” dhe konform nenit 55 të këtij ligji, shkelja e dispozitës së sipërcituar përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë e cila vendoset nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë komisariatit të policisë vendore.

Federata Shqiptare e Futbollit, si organi kompetent për organizimin e sportit të futbollit në vend, ka për detyrë të marrë masa për parandalimin e dhunës duke promovuar sportin e pastër dhe tolerancën.

Në këtë kuptim sjellja e deputetit është publikisht e dënueshme dhe kërkojmë të mbahet parasysh nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kuadër të vlerësimit të plotë të standardeve etike të miratuara dhe për ndikimin që këto standarde kanë pasur në punën politike të deputetit.

Rasti i deputetit Braçe nuk është i izoluar, kujtojmë se edhe në të shkuarën, deputetë të të gjitha forcave politike kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, duke i kthyer ato në “kredit” politik. Bazuar në sa më sipër, kërkojmë nga Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe. Me konsideratë; Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku”. /Kërkesa e FSHF për Kuvendin për të dënuar Erjon Braçen/

Continue Reading

LAJM PARA: “Nesër hapi konkret për shembjen e Teatrit Kombëtar”, artistët thirrje për bashkim para vendimit
LAJM PAS: MINUTA E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në orët e mbremjes, flitet për të plagosur…

TË FUNDIT

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

9 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

15 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

15 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

9 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

9 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

15 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.