Është hedhur sot, në ambientet e FSHF-së shorti për kalendarin e sezonit 2019-2020 të Kategorisë Superiore, i cili starton në 24 gusht. Skema e kampionatit nuk do të ketë ndryshime dhe do të luhet me katër faza. Java e parë e kampionatit do të nis me një duel titulli mes Kukësit dhe Partizanit. Pra dy skuadrat të cilat luftuan për trofeun sezonin që lamë pas, do të ndeshen që në javën e parë. Ndërkaq, Derbi mes Tiranës dhe Partizanit do luhet në javën e 6-të.
Java e parë:
Tirana-Luftëtari
Vllazni- Laçi
Skënderbeu-Flamurtari
Teuta-Bylis
Kukësi-Partizani