Disa parti politike, mes tyre dhe PS dhe PD janë gjobitur nga KQZ. Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021.
Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partitë politike, kandidatët:
1. “Partia Demokratike” me gjobë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 8 të Kodit Zgjedhor;
2. “Partia Demokristiane e Shqipërisë” me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedhor;
3. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedhor;
4. z. Fitimtar Lala të partisë politike “Partia Lëvizja e Re” me gjobë në masën 195 000 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, sipas nenit 173, pika 5 të Kodit Zgjedhor;
5. “Partia Lëvizja e Legalitetit” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
6. “Partia Socialiste e Shqipërisë” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
7. “Partia Republikane” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
8. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë), sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
9. “Partia Balli Kombëtar Demokrat” me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
10. “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
11. “Partia Nisma Thurje” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
12. “Partia Bindja Demokratike” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
13. “Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
14. “Partia SocialDemokrate;” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
15. “Partia Balli Kombëtar.” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
16. “Partia Demokratike” me gjobë në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor;
17. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, gjobë në masën 5 000 000 (pesë milion) lekë, sipas nenit 173, pika 9 të Kodit Zgjedhor;
Në zbatim të nenit 88 pika 7 e Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi:
1) Detyrimin e partisë politike “Partia SocialDemokrate” të kthejë në KQZ shumën prej 1.629.360 (një milion e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e treqind e gjashtëdhjetë) lekë;
2) Detyrimin e partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” të kthejë në KQZ shumën prej 55.166,74 (pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e katër) lekë;
3) Detyrimin e partisë politike “Fryma e Re Demokratike” të kthejë në KQZ shumën prej 485.332 (katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e treqind e tridhjetë e dy) lekë.