FRYMËZIM – Prof. Dr. Egesta Lopçi, shkencëtarja shkodrane që jeton e punon prej 20 vitesh në Itali…

Kjo zonjë nuk është Rita Ora e as Dua Lipa, por është shkencëtarja shqiptare e mjekësisë bërthamore, Prof.Dr. Egesta Lopci gjatë një Konference vjetore të Mjekësisë Bërthamore të Malajzisë (MyNM) 2021.

Shkodranja Egesta Lopci, hulumtuese në Spitalin e Milanos e cila veç tjerash thotë: “Pa hulumtime shkencore, në çdo dy sekonda mund të vdiste nga një njeri nga kanceri deri në vitin 2030“.

Egesta Lopçi, është studiuese e avancuar e mjekësisë bërthamore. Së fundmi ajo është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar për kërkimet shkencore të luftimit të kancerit.

Dr. Lopçi që prej 20 vitesh jeton, studion e punon në Itali. Disa nga angazhimet shkencore janë puna si mjeke në spitalin “Humanitas” në Milano, relatore për masterin e hematologjise pediatrike në “La Sapienza” në Romë, anëtare e Komisionit Pediatrik dhe Etik në Shoqaten Europiane të Mjekesisë.

Egesta i përket një familjeje qytetare shkodrane të besimit islam, gjë që nuk e ka penguar atë të studiojë në Itali, madje dhe të zgjedhë të mbajë veshjen dalluese të këtij besimi, siç është shamia.

Ajo ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin ”28 Nëntori’ në Shkodër (1997) dhe, pasi bëri kërkesën, fitoi të drejtën për të studiuar për “Mjekësi” në Universitetin e Bolonjës në Itali, ku ciklin e parë të studimeve e përfundon në vitin 2006 me vlerësim maksimal.

ShkodraWeb Channel

Niveli i përgatitjes së saj dhe rezultatet e larta në universitet bëjnë që ajo të ndjekë specializimin në mjekësinë bërthamore, të cilën e përfundoi brenda pesë vitesh. Po në të njëjtin universitet, merr doktoraturën mbi patologjinë tumorale të mushkërive.

Kërkimet e saja fokusohen në përdorimin e PET-it si metodë hetimi e patologjive tumorale nëpërmjet injeksionit të shënjuesve molekularë radioaktivë, i cili vëzhgon tumorin nga jashtë për të identifikuar karakteristikat e përhapjes së tij. Gjithashtu, ajo kooperon me grupin italian të studimit të linfomës së Hodgkin tek fëmijët dhe është referente e mjekësisë bërthamore për këtë grup.

Së bashku me disa kolegë të tjerë italianë ndoqi një studim për tumorin dhe neuroblastomën po tek fëmijët. Është autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe librave shkencorë, ku i fundit është libri universitar Compendio di Diagnostica Medico Nucleare, në lidhje me diagnostikimin e sëmundjeve tumorale. Ajo ka marrë çmim nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë Bërthamore, (EAMN).

Egesta shprehet me modesti për arritjet e saj të deritanishme, ndërsa shton se një motivim të madh ka marrë dhe përmes besimit të saj islam. Në vitin 2015 ajo është nderuar nga Bashkia Shkodër me titullin “Mirënjohje”.

Krenar me ty Egesta !

ShkodraWeb Channel

Open

Close