“Nuk vuaj nga lartësitë. Kam praktikuar gjithmonë kacavjerrjen sportive dhe kur kam nisur aktivitetin tim, ka menduar të shfrytëzoj eksperiencën për punën”. Ardian Xhajaj, 50 vjeç me origjinë nga Shkodra, qytet shqiptar ku është diplomuar për fizikë, prej mëse 20 vitesh është në La Spezia. Në vitin 2003 ka hapur ndërmarrjen “AXC- asistencë për shtëpitë”, bashkë me vëllanë Arben, tre vjet më i vogël.
“Punën më të fundit e kemi kryer në qiellgërvishtësin e sheshit Beverini ku kemi ndërhyrë në katin e 14-të për të riparuar disa çarje. Me ne ishte edhe Gentjan Gjoni,
koleg artizan.”.
Ka ndryshim në mes ndërhyrjeve tradicionale dhe atyre me sistem akrobatik?
Optimizojmë kohën dhe shpenzimet. Për një punë tradicionale si ajo që sapo kemi kryer, mund të duhen katër ose 5 ditë. Afate që shkurtohen dukshëm.
Dakort, por a nuk ka rrezikshmëri më të madhe, të paktën frikë?
Gjithçka kryhet në kushte sigurie maksimale. Jam një artizan i kualifikuar që ka bërë të gjitha kurset e nevojshme. Mbi të gjitha, kam një eksperiencë të madhe kacavjerrje. Sigurisht, ky lloj specialiteti konsiderohet si ndërtimtari me ndërhyrje të tipit speleologjik ose speleondërtimtari.
Nuk ju merren mendtë?
Personalisht nuk vuaj dhe nuk kam asnjë problem. Për të tjerat, kam pasion për punën time që për mua përfaqëson një motivim shumë të madh. Jam diplomuar për fizikë në vendin tim dhe mund të isha mësues i lëndëve shkencore por kam preferuar prej mëse 15 vitesh të thellohem dhe të specializohem në këtë sektor.
Ke shpjeguar avantazhet për ty dhe klientët në terma ekonomikë. A ka dicka tjetër?
Mendoj se të tjerat lidhen me përfitimet e menjëhershme që pasojnë një punë më të shpejtë dhe ekonomike. Klienti ka në dispozicion më shpejt ndërtesën e tij me më shumë përfitime nga pikëpamja e përdorimit.
Synimet tuaja për të ardhmen?
E sigurtë se do të vazhdoj në këtë sektor në kërkim të më të mirës, gjithmonë në kushtet maksimale të sigurisë, gjëja e parë që kemi parasysh në çdo situatë. /Marrë nga Il Secolo XIX, përkthyer e përshtatur nga ShkodraWeb/