Djemtë e ekipit të futbollit Shënkolli, kanë dalë sot të mundur nga Shkodra. Të mundesh nga Vllaznia, nuk është turp u shpreh trajneri i ekipit Alket Kruja. E në fakt, Shënkolli është kampion brenda dhe jashtë fushës së blertë. Prej disa ditësh, futbollistët dhe i gjithë stafi, kanë nisur një fuahstë për ti shpëtuar jetën një të riu, Gentian Ndoj. “Ne moshen 20 vjeçare në vitin 2007 Gentiani pesoi një aksident Automobilistik dhe demtoi dy frakturat e femurit bilateral Sinister edhe dexter. Demtoi dhe dy nervat ishiatik ku në gjymtyret e dy kembeve e ka ndjeshmerine zero.
Gentiani ka kryer 9 intervente kirurgjikale në Shqipëri por pa sukses. Ka 10 vite me infeksionin Osteomyelitis , edhe 1 fistul të ngjitur në një nerv në kofshën e djathtë. Pas analizave te fundit rezulton se infeksioni ka marr shkalle te larte dhe rrezikon helmimin në gjak. Mund të humbasë njërën këmbë por të pakten të shpëtoje me jete! Gentiani ka shpresë për kurim tek një spital privat në Itali Ospedale Codivilla Putti Di Cortina D’Ampezzo.
TË GJITHË ATO NJERËZ ME VULLNET TË MIRË MUND TË JAPIN KONTRIBUTIN E TYRE NË LLOGARINË E MËPOSHTME.
OPERIMI KUSHTON 25.000€
Lek.. 00001170933
Euro.. AL 682125 4053 0000 0000 0117 0923
Dollar.. AL 7921 2540 530000 0000 0117 0919
GPB… AL 1421 2540 530000 0000 0117 0925
Për 48 ore janë mbledhur 5000€ pa llogaritur që janë premtuar akoma!“, është një nga postimet në faqen zyrtare në Facebook të FK Shënkolli.
Po jo vetëm kjo! Postimet janë të shumta dhe mësojmë se “Sot çunat e fshatit kan marr nje inisiative per te trokitur ne cdo shtepi ne fshat per te dhene te gjithe nje kontribut te vogel por me ZEMER te madhe per ti shpetuar jeten Gentian Ndojt???…falenderojme te gjithe ata familje qe kan kontribuar dhe falenderojme edhe çunat per organizimin ???“.
E pas këtij postimi, vjen një tjetër postim “Falenderojme te gjithe fshatin e shenkollit per kontributin e tyre qe dhan sot ,ne nismen qe bene çunat e rinj te Shenkollit per te mbledhur te ardhura ne ndihme te shokut tone Gentjan Ndoj —Shuma ne lek—311850—Shuma ne euro 842 € …. vetem sot kaq lek te mbledhura bejm thirrje te gjithve atyre qe kan mundesi te ndihmojne … te drejtohen te Kisha e shenkollit ose Te bar rinia per cdo informacion ose ndihme ..Faleminderit zoti ju bekofte“.
Kampionët nuk mund të jenë ndryshe, përveçse si djemtë e KF Shënkolli! Respekte! Por të gjithë mund të përpiqemi të bëhemi kampionë si futbollistët shënkollas, duke kontribuar për të shpëtuar një jetë njerëzore! Shembullin e kemi! /ShkodraWeb/