Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim ka vijuar edhe sot protestën para Ministrisë së Brendshme dhe kërkojnë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
“Protestë pranë Ministrisë së Brendshme. Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafaj, si subjekt i Ligjit Antimafia”, shkruan në Facebook, Partia Demokratike.
Kjo është protesta e dytë e FRPD, pas asaj së ditës së djeshme. Ata kanë deklaruar se do të vijojnë me protesta çdo të deti deri sa të arrijnë qëllimin e tyre./panorama/