Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Rajoni & Bota

Franca shtrëngon masat, 61 orë debat, çfarë u vendos për emigrantët

ShkodraWeb 5 years ago

Dhoma e Ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracion që është kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues, nderkohe qe të djathët e kanë konsideruar tejet tolerant. Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projekligjin pas 61 orësh debat. BBC raporton se projektligji i miratuar shkurton afatet e aplikimit për azil, dyfishon kohën për të cilën mund të ndalohen emigrantët e paligjshëm dhe paraqet dënim njëvjeçar për hyrjen në Francë në mënyrë të paligjshme.

Partia qeverisëse e Presidentit Emmanuel Macron thotë se ligji do të përshpejtojë procesin e kërkimit të azilit. Por figurat e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se masat shkojnë shumë larg. Projektligji u miratua me 228 vota pro, 139 kunder dhe 24 abstenime.

Një anëtar i partisë LREM, Jean-Michel Clément, votoi kundër legjislacionit dhe 14 anëtarë abstenuan.

“Nuk jam i sigurt që po u dërgojmë qytetarëve të botës mesazhin universal që ka qenë gjithmonë parim yni”, tha në një deklaratë ish-socialisti, pas votimit. Ai më vonë njoftoi se do dilte nga grupi parlamentar.

Nga ana tjeter, perfaqesues te te Drejtave te Njeriut thonë se shkurtimi i afatit të aplikimit për azil mund të ndikojë negativisht në “azilkërkuesit më të prekshëm, të cilët do të ishin ata që ka shumë të ngjarë të humbasin afatin”.

“Nën maskën e sigurimit të një sistemi më efektiv të azilit, projektligji përfshin një sërë masash që do të pakësonin qasjen në mbrojtje”, tha në një deklaratë drejtori i grupit Bénédicte Jeannerod.

Projektligji është miratur me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron. Dhoma e Lartë dhe Senati do të shqyrtojnë të njëjtin në muajin qershor.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka thënë se masa synon të krijojë “kontrollim më të mirë” të imigrimit. Përmes projekligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë”.

Continue Reading

LAJM PARA: Grabitet shtëpia e ish- kryeministrit, dëmi llogaritet 30 milion euro
LAJM PAS: Dënohet me 20 vjet burgim terroristi që tronditi Parisin me sulmin e 2015-ës, kishte menduar të hidhte në erë…

TË FUNDIT

Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…
  • Aktualitet

Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…

15 hours ago
Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…
  • Kryesore

Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…

2 days ago
Presidenti Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese
  • Fqinjët

Presidenti Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese

3 days ago

TË FUNDIT

  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

1 hour ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.