Pas 20 viteve Franca ngjitet përsëri në “çatinë e botës”: Kampione e Botës në futboll! “Gjelat” kanë mundur 4 – 2 Kroacinë, e cila bëri një paraqitje fantastike. Rezultati mbase deri diku është i gënjeshtërt për lojën që demostruan ballkanasit, por si gjithmonë fituesit nuk gjykohen dhe piaca është e tyre.
Seria e golave hapet me Manzukic që kalon në avantazh Francën me një autogol në minutën e 19-të. Pa u mbushur 10 minuta, Kroacia barazon me anë të Perisic. Në minutën e 34- ët kroatët ndëshkohen me panallti, pas prejkes së topit me dorë. Penallti e akorduar nga VAR dhe e kthyer në gol nga Griezman. Në minutën e 59- të Franca shënon me Pogba golin e tretë dhe vetëm pas 5 minutave Mbape shënon të katërtin. Një gafë e Loris, i jep golin e dytë kroatëve që shënojnë me anë të Manzukic.
E gjithë ndeshja përfundon me rezultatin 4 – 2 që i jep Francës titullin e dytë kampion bote, fiks pas 20 viteve nga i pari. Pavarësisht se Botëror i surprizave pa fund, titulli u fitua nga një ekip i madh dhe titulli mbeti në Europë.
Në fund, përveç trofeut më të rëndësishëm të futbollit botëror, Franca kthehet me 32 milion euro të fituara nga finalja ndërsa Kroacia 23 milion. Për 4 vite mbretëreshë e futbollit botëror është Franca. Vive la France!