FOTO+VIDEO/ Publiku votonte për Shqipërinë, por Holanda fiton Festivalin Europian të Këngës- Jonida Maliqi renditet…

Ka përfunduar pas mesnatës votimi i jurive profesioniste dhe janë mbledhur të gjitha votat e publikut duke i dhënë sot në Tel Aviv fitoren e Eurovizionit këngëtarit Duncan Laurence nga Holanda me këngën “Arcadenga”.

Duncan Laurence doli në vendin e tretë nga votat e jurisë, ndërsa votat e publikut i dhanë atij fitoren. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda fiton Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.

Shqipëria e përfaqësuar denjësisht me këngëtaren Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, u rendit e 18-ta me 90 pikë. Vendi ynë grumbulloi 43 pikë nga votat e jurisë dhe 47 pikë nga votat e publikut.

Vendi i dytë shkoi për Italinë, ndërsa i treti për Rusinë.

Loading...