NJA Dajc eshte izoluar nga uji. Rruga nacionale Shkoder- Velipoje eshte mbuluar nga uji tek kthesa e Dajcit. Policia Ushtarake nuk lejon kalimin e mjeteve drejt Dajcit, ndersa eshte pezulluar edhe mesimi.
Niveli i ujit eshte rritur ndjeshem dhe siperfaqja nen uje ne te gjithe territorin e Bashkise se Shkodres. Gradualisht po i afrohemi skenarit te vitit 2010, thone banoret e Dajcit.
Per te pare situaten nga afer kane qene kryebashkiakja Voltana Ademi dhe prefekti Çesk Millja.