
Kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar do të mblidhen këtë fundjavë në Shkodër.
Burime konfirmojnë se mbledhja e qeverisë do të mbahet në ambientet e muzeut “Marubi”, ndërsa aty do të bëhen publikë edhe vendimet që do të miratohen.
Kjo mbledhje jashtë Tiranës vjen pas asaj të përbashkët me kabinetin qeveritar të Kosovës që u mbajt në Korçë dhe në Vlorë. Ndërkohë që më parë kabineti qeveritar u mblodh për dy ditë rresht në Dibër.