Fotot / Degjesat e kryeministrit Edi Rama neper Shqiperi, nuk jane direkt, ato montohen…

Ditën e djeshme JOQ.al publikoi skandalin në qytetin e Fierit, ku kryeministri Edi Rama ishte për një dëgjesë me qytetarët e Fierit vetëm dy ditë më parë, por biseda nuk u transmetua në televizion. Mesazhi i mbërritur në redaksinë e JOQ.al nga një qytetar i thjeshtë, tregoi shumë, duke nxjerrë në pah arsyen e vërtetë se pse nuk u transmetua dëgjesa.
Qytetarë të shumtë iu kundërvunë Ramës, duke i plasur në sy gjithë të vërtetat, e duke “ia treguar” vendin.Mirëpo, duket se pas regjistrimit, pasi materiali dhe dëgjesa ka kaluar në studion e montazhit, gjithçka ka qenë gati sot.
Pikërisht në faqen e Facebook-ut të Ramës dhe në media është transmetuar dëgjesa, duke i censuruar fjalën qytetarëve dhe duke i hequr të gjitha ata që qytetarët thanë kundër tij. Kjo është një provë e pastër e asaj se si kryeministri mashtron qytetarët, manipulon mediat, duke censuruar lirinë e fjalës, e duke u servirur atë që ai do që qytetarët të shohin, e jo atë që ata duan. /JOQ/

Loading...

ShkodraWeb Staff

E Verteta nuk negociohet!