Biznesmenët italianë kanë dalë mëngjesin e kësaj të marte, 3 gusht, në protestë përpara ambasadës së tyre në kryeqytet. Me pankarta në duar, por edhe vendosur në kangjellat anash rrugës, ata kanë qëndruar aty për disa minuta. “Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë”. “Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë”.
“Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA”.