FOTOLAJM – Solli në jetë Diellin e saj, moderatorja e njohur publikon foton dhe jep mesazhin…

Moderatorja Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, fryt i dashurisë me regjisorin e njohur Eduart Grishaj. Ajo ka publikuar pak më parë një foto me djalin e porsalindur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diell.


Në foton ku shfaqet dora e saj, e djalit të san Jon, Eduartit dhe vogëlushit, Arbana shkruan: “Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua. Familja!”

Ndersa urimet nuk kane munguar edhe nga figura te njohura te show bizz-it shqiptar.

Arbana ka edhe një djalë tjetër, Jonin, i cili erdhi në jetë nga martesa e parë e moderatores. Joni duket se është mjaft i lumtur që familja është zgjeruar me një anëtar.

ShkodraWeb Channel