
Në datën 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike, thirrur nga mbi 4200 delegatët që mbështesin Sali Berishën.
Në ditën e Kuvendit, delegatët do të mbajnë një badge, dokument identifikimi, të pajisur me barkodin përkatës, me anë të së cilës do të bëhet mjaft i thjesht identifikimi, duke ulur mundësinë e manipulimeve, në mënyrë që palët të mos kenë dyshime për vërtetësinë e delegatëve dhe funksionet e tyre në parti.
Në foton e siguruar, duket qartë emri dhe funksioni i delegatit (i mbuluar), shoqëruar me QR code (që mund ta skanohet edhe me celular), çka e bën identifikimin e delegatëve mjaft transparent.








