FOTOLAJM – Zaho në ditën e parë të shkollës, kryeministri Rama dhe bashkëshortja nuk fshehin emocionet…

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, janë prindër të nga dy fëmijëve: Nga një fëmijë nga martesa e parë (respektivisht, djalë dhe vajzë) dhe një fëmijë të përbashkët, Zahon. Sot, djali më i vogël i çiftit kryeministror, ka patur një ditë të veçantë në jetën e tij. Ai ka nisur rrugëtimin e dijes, në klasën e parë të arsimit fillor, ashtu siç edhe mijëra të tjerë në Shqipëri. Kjo ditë, ka patur vëmendjen e kuptueshme të Ramës dhe Lindës, të cilët kanë përcjellë në rrjetet sociale emocionet e tyre.


❤️ Dita e parë emocion i rrallë😍 Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm🙏 Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë🤗”, shkruan Rama, duke publikuar edhe një foto të Zahos me tufë lulesh në duar.

Edhe Linda, nëna e Zahos, ka përcjellë emocionet e saj, duke shoqëruar postimin me dy foto.

“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për femijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim!”, shkruan bashkëshortja e kryeministrit të vendit. /ShkodraWeb Media/


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania