Studiuesi dhe hulumtuesi i pasionuar i arkivave Kastriot Dervishi, vazhdon të sjellë në vëmendje fakte dhe dëshmi të panjohura. Ai ka publikuar një poster- reklamë, lidhur me udhëtimet me aeroplan dhe çmimet përkatëse.
Shumë interesant është fakti se udhëtimet me aeroplan nuk ishin vetëm nga Shqipëria në disa qytete italiane, por edhe brenda Shqipërisë. Për shembull, nga Tirana në Shkodër mund të udhëtoje për 10 Franga Ar. Më poshtë, publikimi i veçantë i Dervishit në Facebook:
Udhëtim real me aeroplan
Gjatë regjimit “feudal” dhe “antipopullor” të Ahmet Zogut, populli ynë përveç udhëtimeve me aeroplan jashtë shtetit, qarkullonte edhe brenda vendit. Sipas kësaj reklame të vitit 1937, aeroporte (jo në 3G) kishte në Tiranë, Shkodër, Devoll, Vlorë, Korçë.
Kaq i poshtër ishte ai regjim “antipopullor”, saqë i dha shqiptarit të drejtën e lëvizjes së lirë jashtë shtetit sa herë të donte. U desh të vinin vitet e socializmit, të vinte Partia heroike e Punës, që shqiptari të izolohej, të mos lëvizte fare dhe të duronte regjimin e qyqeve.