Studentët e Fakultetit Juridik që kërkojnë të bëjnë mësim janë përplasur sërish me pjesën tjetër që kërkojnë që të vijojë bojkoti. Ata janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ‘Petro Nini Luarasi’ për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur me mbylljen e derës me zinxhirë nga studentët bojkotues.
Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.