FOTOLAJM – U dëmtua në garat e Kupës së Shqipërisë në Shkodër, kampioni i Europës Izmir Smajlaj jep lajmin e mirë

Në garat e Kupës së Shqipërisë në Shkodër në mes të këtij muaji, kampioni i Europës Izmir Smajlaj pësoi një dëmtim jo të lehtë. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Smajlaj do të njoftonte:

“Ndonese dola i pari ne garen e “Kupes se Shqiperise”, kjo gare me coj ne demtimin me te madh te karrieres sime. Keputje totale te ligamenteve, dhimbje e humbje e tere atyre ore stervitje intensive per tiu dhene nje rekord te ri kombetar.


Fatkeqesisht me duhet te operohem dhe rikuperimi do te zgjase disa muaj, por jam i sigurt qe do te rikthehem shume here me i forte per tiu nderuar ne kompeticione kombetare e nderkombetare. 💪🏻

Dua tiu falenderoj te gjithe tifozeve te shumte qe ishin ne stadium, miqve, familjes e trajnerit, qe me duartrokiten e qendruan prane meje! Nderime e respekt ndaj jush!”, shkruante me 12 maj 2022 Izmir Smajlaj.

Përsëri, përmes rrjeteve sociale, Smajlaj ka përcjellë një tjetër lajm. Këtë herë, një lajm mjaft i mirë për kampionin e Europës por edhe për tifozët e tij të shumtë në Shkodër, Shqipëri e kudo në botë:

“Një mundësi e artë që arrita të kryeja operimin me doktorin më të mirë Italian z. Paolo Adravanti, mjek i famshëm e specialist në fushen e ortopedisë në Europë, i cili me shumë profesionalizëm arriti të kryejë ndërhyrjen e vështirë për të cilën u dëmtova aq rëndë.

#GrazieDottore ! 🙌🏻

Tani rifillon rekuperimi, kohë e gjatë dhe e ngadaltë për tu rikthyer në pistën që kaq shumë e dua! 💪🏻”, njofton Smajlaj për operacionin e kryer në Parma të Italisë. ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë dhe rikthim në garat e atletikës për të na dhuruar emocione dhe medalje të tjera.