FOTOLAJM – “Tuj u rrit’ e tuj u çorodit…thonë në Shkodër”, ish- ministri komenton foton që po bën xhrion e rrjetit

Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në Prishtinë.

Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij “trendi” nuk i ka shpëtuar as ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.


Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit.

“Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër”, shkruan Manjani në postimin e tij. Në fakt, në Shkodër kjo shprehje vazhdon… Ata që janë shkodranë por jo vetëm, e dinë…

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media