
Siç kishin paralajmëruar ditën e djeshme, nën drejtimin e kryetarëve respektivë të forumeve rinore, të rinjtë e PD dhe LSI kanë nisur një protestë poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të kerkuar dorëheqjen e tij. Simbolika e protestës është e qartë dhe përcjell mesazhe të forta për gjithë shqiptarët.
Të rinjtë kanë sjellë poshtë zyrës së ministrit Xhafaj, një gomone të mbushur me pako, që simbolizojne drogën. Me tej, të rinjte e prangosur, me bluza me shënimet: “Kuksianet në burg, Tahiri i lirë” dhe simbolika të tjera të forta. E gjithë protesta mbikqyret nga uniforma blu që kanë rrethuar ndërtesën e Ministrës së Brendshme.
















