
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga Tirana, Shkodra dhe Lezha kanë zgjedhur në mënyrë të veçantë dhe ndryshe këtë të shtunë për të hyrë në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku do mbahet edhe mbledhja e Kuvendit te thirrur nga Lulzim Basha.
Ata kanë marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur në duart një pankartë në të cilën shkruhej “Lezha zgjedh të ardhmen”, “Shkodra zgjedh të ardhmen”, “Tirana zgjedh të ardhmen”.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe demokratët e Dibrës të cilët shkuan drejt Kuvendit Kombëtar me banderolen “Zgjedhim te ardhmen”.








