Pas protestave në Shkodër, studentët e “Luigj Gurakuqit” janë sot në Tiranë për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve para Ministrisë së Arsimit. Tashmë, studentët e kryeqytetit kanë kërkuar që studentët nga rrethet e tjera të bashkohen në Tiranë dhe kështu studentët e Shkodrës i janë përgjigjur pozitivisht duke u nisur që në orët e mëngjesit.
Studentët e universitetit të Shkodrës janë shprehur se, nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne ose të marte për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.