FOTOLAJM/ Sidrit Bejleri prezanton familjen dhe uron Kurban Bajramin…

Artisti i njohur shkodran, Sidrit Bejleri, u bë baba për herë të tretë me një vajzë në muajin qershor të këtij viti. Këngëtari nuk ngurroi të zbulojë edhe në rrjetet sociale emocionet e veçanta gjatë këtij momenti special në jetën e tij, ndërsa ditën e sotme ka zgjedhur të zbulojë pamjen e plotë të së voglës së tij.

Me anë të një fotoje ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, Sidriti ka zgjedhur të urojë festën e Bajramit, duke treguar dhe pamjen e Ejnës. “Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë”, shkruan Bejleri në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për të.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal