Protesta e opozitës është përmbyllur pa akte vandale. Por në disa momente protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të forcave të rendit. Kjo ka ndodhur në afërsi të parlamentit.
Zyrtarët e lartë demokratë kanë dalë para turmës për t’i ndaluar në konfrontimin me policinë. Ndërkohë që kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe krerët e tjerë të forcave aleate kanë tërhequr protestuesit drejt selisë së PD-së.
LSA ka shkrepur disa momente kur militantët kanë hedhur sende të forta dhe kanë rrëzuar barrierat metalike të vendosura nga policia.