Shtimi i një ministri të ri në kabinetin qeveritar ka ndryshuar edhe numrin e karrigeve në pjesën e pas foltores së Kuvendit. Arben Ahmetaj është ministri më i ri i Rindërtimit dhe në Kuvend e kishte “gjetur” karrigen e tij, por ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që mbeti në këmbë.
Duket se administrata e Kuvendit kishte harruar të vendoste një karrige më shumë. Ashtu sikurse shprehu shqetësimin deputeti Myslim Murrizi, këto foto tregojnë ministrin Lleshaj që mbetet në këmbë.
Aty ofrohet për ndihmë zëvendëskryeministri Braçe dhe ministri më në fund ulet në një tjetër karrige, dukshëm më e vogël se ajo e kolegëve të tij.