NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTOLAJM – Shqiptarët që hyjnë nga Kapshtica gjóbiten me 600 euro prej palës greke, tejkaluan afatin 90 ditor në Shengen

Shqiptarët të cilët vijnë nga Greqia nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90- ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës Schengen, gjóbiten me 600 euro prej palës greke.


Por tejkalimi i këtij afati qëndrimi ka ndodhur prej situatës së pandemisë dhe mbylljes së kufijve por duket se Greqia nuk e merr parasysh këtë. Nga ana tjetër burimet bëjnë me dije se asnjë shqiptar që ka qenë i bllokuar prej marsit në Greqi nuk është gjóbitur.

Por ata që kanë pasur mundësi të kthehen dhe që kanë hyrë në Greqi muaj më parë dhe nuk janë kthyer janë gjóbitur. Për më tepër ka dalë edhe një foto e gjobës që vendosin autoritetet greke. /BW/