FOTO+VIDEO – “Shqipëria digjet, Rama krihet”, në premierën e filmit të Mamaqit hidhen fletueshka kundër kryeministrit

Një incident është regjistruar sot në premierën filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit. Teksa një nga personazhet e filmit është kryeministri Edi Rama, i cili në film luan rolin e dajës së personazhit kryesor (Mamaqit), jo të gjithë e kanë pritur mirë. Mësohet se një grup të rinjsh kanë hedhur fletushka në shenjë protestë kundër kreut të qeverisë.


‘Shqipëria digjet, Rama krihet’, shkruhet në fletushkat në fjalë, ndërsa në sfond shfaqen familjet e prekura nga tërmeti teksa qëndrojnë në çadra dhe Rama me flokë të gjata (Siç paraqitet në film).

Siç u bë publike sot në media, në një pasazh të filmit shfaqej kryeministri Rama në rol, me flokë të gjata dhe që nuk i kursen as batutat. Në video shihet se Rama ndërpret dasmën dhe thotë: “S’ka bir none e bir ku..e ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”. /BW/

ShkodraWeb Channel