Një superlajm nga atletika shqiptare në kompeticione ndërkombëtare. Shkodrani Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Ballkanit në kërcim së gjati. Lajmin e ka dhënë vetë kampioni përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Kanë qenë konkurrentë nga 21 shtete ballkanike dhe sipas Smajlajt ka qenë një garë e vështirë. Megjithatë, shkodrani ka triumfuar dhe falenderon publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë pjesëmarrje por edhe në vijimësi.
PUBLIKIMI I IZMIR SMAJLAJ NË FACEBOOK
Balkan Champion 2021 🥇 Nje gare e veshtire me konkurues nga 21 shtete Ballkanike e jo vetem. I lumtur per rezultatin prej 7.91m dhe vendin e pare ne kete kompeticion te rendesishem dimeror!
Falenderime te vecanta per trajnerin tim te pa lodhur z. Gjergj Ruli, familjen time,kstirana,bashkia tirane Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH)
@fsha dhe te gjithe ju mbeshtetes te sportit te bukur te atletikes! 🙏🏻 /ShkodraWeb Media/