Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me politikanin, disidentin polak dhe nobelistin e paqes, Lech Valesa.
“Një shembull i jashtëzakonshëm sesi përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë”, thotë Kryemadhi, pas takimit me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe Ish-presidentin polak.