
Shkruan në Facebook kandidatja e PD- ASHM për qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti: Kafja e mëngjesit me dy shoqet e mia prej 15 vitesh, tashmë nëna të reja.
Biseduam si gjithmonë me zemër, por këtë herë me më shumë përgjegjësi – për të ardhmen e fëmijëve tanë, për sfidat e prindërimit, për mungesën e mbështetjes që nënat përballin çdo ditë në Shqipëri.
Ne kemi nevojë për një politikë që e vendos familjen në qendër, që mbështet nënat dhe baballarët, lindjet dhe edukimin. Shqipëria ka nevojë për më shumë jetë, më shumë dashuri dhe më shumë dinjitet për familjen.