
Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- ASHM për Qarkun Shkodër, Senada Mehmeti: Një rastësi e bukur sot, teksa takova shoqen time të fëmijërisë, e ardhur nga diaspora. Biseduam gjatë për Shqipërinë, për sfidat, për mungesën e shpresës dhe kushtet që po detyrojnë të rinjtë të largohen.
I premtova dhe u zotova se angazhimi im është për ta bërë Shkodrën më të mirë dhe më të jetueshme, për të ndalur eksodin dhe për të krijuar kushte që emigrantët të kthehen në shtëpinë e tyre. Ne e duam Shkodrën të gjallë, me të rinjtë dhe familjet e saj, jo të boshatisur nga mungesa e shpresës.