
Fitorja e sotme e Vllaznisë me Kastriotin, ka patur një efekt të shumëfishtë për kuqeblutë. Pas një periudhe jo të mirë, ekipi u kthye tek fitorja. Veç kësaj, Vllaznia është rikthyer në krye të klasifikimit, e favorizuar edhe nga rezultatet e ndjekëseve të saj.
Kënaqësia është e madhe në rrjete sociale dhe jo vetëm nga tifozët. Sponsori Alban Xhaferi ka publikuar një foto, me një shprehje mjaft të njohur në Shkodër por edhe me hashtagun e tij të preferuar nga nisja e këtij kampionati.
“sabri e ka selametin #rikthimteksukses”, shkruan Alban Xhaferi në publikimin e tij në Facebook. Ajo që mbetet për tu mësuar, është nëse kjo fitore ka sjellë ndonjë shpërblim për futbollistët e stafin teknik të Vllaznisë.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!