Një vit më parë, do të nahej nga jeta papritur dhe shumë para kohe Muhamet Lika. Ai ishte pjesë e pandarë e grupit të mirënjohur të “Parodistëve të Vlorës”, të cilët për dekada të tëra, ishin dhe janë në elitën e humorit shqiptar.
Në përvjetorin e parë të ikjes, Metin e kanë kujtuar kolegët e tij. Me një mesazh prekës por edhe kuptimplotë e ka kujtuar Agron Hamo. Shënimi i tij në Facebook, i shoqëruar me një foto të Metit me lule në duar, ka marrë qindra komente.
“Sa e cuditshme dhe pabesueshme nje vit pa ty. Te kujtojme ne cdo cast, ashtu sikurse emocionohemi sa here hyjme ne studion tone ne teater. Karrigia jote eshte aty, bosh…
Sa na mungon! Bisedat tona, krijimtaria jote, shakate e tua.
Por e dime qe ti je gjithmone i pranishem, je ne studio me ne, ngjitesh ne skene me ne, je ne zemrat e Vlores dhe gjithe Shqipërise. Dhe sa here na duartrokasin, ti je aty, Shok, Vella, i vogli Muhamet! I paharruari Muhamet!”, shkruan në postimin e tij Agron Hamo, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të kolegut Muhamet Lika, i cili iku në moshën 64 vjeçare. /ShkodraWeb Media/
MUND TË LEXONI EDHE: FOTO/ “E trishtë…s’mund të flasim! “, do mbeten gjithmonë 4- Parodistët e Vlorës mbyten nga dhimbja e lotët…