FOTOLAJM – Rudina Dembacaj publikon mesazhin me ish- deputetin e Shkodrës, ja kush është “bossi” brenda çiftit…

Pasi zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj tashmë ndan me fansat jo vetëm fotot romantike të të dyve, por edhe biseda që çifti bën. Aktorja e humorit ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga biseda e bërë në WhatsApp me partnerin e saj të ri, por që më pas e ka fshirë foton.


Duke folur në lidhje me punën e tyre, Rudina duket se i bindet Markut, kur i thotë ti je bosi, por pastaj “kthen mendje” duke i thënë se ajo është bosi. Përgjigja e ish-deputeti? “Të dua”. Mesa duket, edhe në bisedat për punë çifti nuk lë rast pa i shfaqur dashurinë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se dyshja kohët e fundit ka hapur një restorant në Tiranë, ku dhe janë të përfshirë në menaxhimin e tyre. Kush nga të dy është pronari? Natyrisht që përgjigjen e ka dhënë vetë aktorja.