
Reperi i njohur MC Kresha është një artistët shqiptarë më të pëlqyer të zhanrit Rap. Por krahas muzikës, ai ka treguar se ka një pasion tejet të madh edhe për futbollin dhe e ka treguar shumë herë me krenari se është tifoz i flaktë i Liverpoolit.
E mesa duket pasionin e tij të sportit, ai po e kthen edhe në profesion, pasi nga tashmë ka fituar të drejtën për të ushtruar profesionin e trajnerit të futbollit.
Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFAS-s për licensë në kategorinë C.
Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.
Kursi jepet afërsisht 50/50 në aktivitetin në fushë dhe jashtë fushës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!