FOTOLAJM – “Rikthehen përsëri në krahët e njri- tjetrit…”, Jozefina Topalli thumbon Bashën, i kujton “çeshtjen gjykata”…

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka thumbuar kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kreun e qeverisë, se po rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit. Në një postim në Facebook, Topalli ka komentuar tryezën e ditës së sotme të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Sipas ish-nënkryetares së PD-së, pasi pushoi cacesha në Gjykatë ndaj Bashës, ata u kthyen përsëri te njëri-tjetri.

“Ja keshtuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri ne krahët e njeri-tjetri”, thekson Topalli.

 


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal