Vioresin Sinani është një nga golshënuesit më të mirë të historisë së futbollit shqiptar. Ky është një fakt i pranuar nga të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen. Sulmuesi ka lënë gjurmën e tij, falë golave të shumtë me të gjitha ekipet ku është aktivizuar në karrierën e tij. Por Sinani ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. ShkodraWeb ka siguruar një publikim të një gazete të njohur italiane, ku evidentohet pikërisht bomnberi shkodran. Gazeta e përjavshme e Gazzeta dello Sport ( Itali) datë 26 janar 2019 ku jep golashënuesit më të mirë të kampionateve, ku është pasqyruar edhe emri i Vioresin Sinani ( 208 gola). Krenari për Sinanin, Shkodrën, Shqipërinë e futbollin tonë.